Dukagjini dhe Ulpiana i ndajnë pikët

by admin
Spread the love

Skuadra e Dukagjinit ka barazuar në udhëtim tek Ulpiana, të mërkurën në ndeshjen e xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll. Dueli i luajtur në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ka përfunduar me rezultatin 1:1.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi pas autogolit të shënuar nga qendërmbrojtësi i Dukagjinit, Elton Basriu nga afërsia në minutën e 48-të. Megjithatë, klinasit nuk u dorëzuan dhe arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e 69-të. Shënues ishte Arbër Shala që realizoi një gol të bukur.

Me këtë barazim, Dukagjini sërish mbetet në pozitën e tetë në tabelë me 25 pikë, dy më shumë se Ulpiana që renditet e parafundit.

You may also like