Duka: Në shtator vendoset 80% e kualifikimit, finalja jonë ndaj Çekisë

by admin
Spread the love

Pas triumfit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, shanset e Kombëtares Shqiptare për një vend në Euro 2024 janë rritur ndjeshëm, teksa vendimtare do të jenë dy ndeshjet e muajit shtator.

Kuqezinjtë do të impenjohen ndaj Republikës Çeke në Pragë dhe Polonisë në ‘Air Albania’, teksa presidenti i FSHF-së, Armand Duka pranon se 80% e rrugëtimit, vendoset pikërisht në këto dy takime.

Për numrin një të FSHF-së me rëndësi është sfida e parë ndaj Republikës Çeke, e cila vjen me moral të lartë dhe një rezultat pozitiv i kuqezinjve atje, do të rriste ndjeshëm shanset për kualifikim.

“Janë dy ndeshje shumë deçisive, Çekia është ‘kapo’ i grupit dhe Polonia është pretendenti për të qenë në vendin e parë ose të dytë. Ne gjithashtu. Besoj se shtatori do të japë 80% të pamjes se si do të jetë klasifikimi për të qenë se si do të jetë klasifikimi për të qenë pjesë e ‘EURO 2024’. Por nuk do të më pëlqente të thosha dy finale, do të thosha një. Le të shohim Çekinë, një ndeshje shumë e rëndësishme. Çekia është në një moment euforik, të mirë. Ka bërë disa rezultate pozitive, pavarësisht barazimit në Moldavi. Ka fituar kundër Polonisë, është në vendin e parë në grup. Ne duhet të shkojmë aty për t’i sfiduar ata në Çeki. Për të bërë një rezultat pozitiv, për të fituar apo barazuar ndeshjen. Nëse nuk bëjmë rezultat pozitiv në këto dy ndeshje, atëherë do të jetë e vështirë rruga jonë për në Europian”, u shpreh kreu i FSHF-së.

Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke më 7 shtator në Pragë dhe tri ditë më vonë, do të presë Poloninë në stadiumin ‘Air Albania’./ Supersport


Top Channel

You may also like