“Duhet të largohesh nga PD! Si i fitove ti 32 mln euro?”, drejtuesi demokrat në Fier i jep përgjigjen e fortë Berishës

by admin
Spread the love

Kreu i PD-së në Fier, Agron Kapllanaj i është përgjigjur Sali Berishës, që e akuzoi sot se përmes firmës së ndërtimit në emër të të vëllait ka marrë tendera miliona euro nga bashkitë socialiste.

“Pasi dështoi me turp sepse demokratët e braktisën, Berisha tani sillet vërdallë si ish-politikani i korruptuar, si ish-kryeministri i parë non-grata për korrupsion në historinë e Shqipërisë dhe vetëm vjell vrer sepse nuk i del inati që Fieri është me të ardhmen dhe mbështet Lulzim Bashën.

Çdo ditë ai nxjerr gënjeshtra dhe shprifje të reja si një shpifës ordiner. Por Berisha nuk e mban më dot peng as të ardhmen e PD-së dhe as të Shqipërisë. Ai është vetëm e shkuara e keqe e saj! Ne do punojmë fort derisa të sjellim një të ardhme më të mirë për demokratët dhe gjithë shqiptarët”, shkruan Kapllanaj.

You may also like