“Duhet hetim urgjent”, Klodiana Lala ngre alarmin, tregon rrezikun që iu kanoset qytetarëve shqiptarë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Publikimi i të dhënave të pagave të mijëra qytetarëve u shndërrua në skandalin e vitit për vendin tonë. Për gazetaren Klodiana Lala ky sklandal rkspozon qytetarët ndaj botës së krimit.

Lala, tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, se shqiptarët me këtë mund të jenë target për grupet kriminale, të cilat natyrshëm mund të shantazhojnë shumicën prej nesh.

“Çfarë ndodh, këtu kemi një problem shumë të madh, e para janë dhunuar në mënyrë të tmerrshme të dhënat personale, e dyta, që është shumë e rëndë dhe duhet hetuar, po të shikosh, ke skandale të tjera të cilat shihen brenda atyre listave të pagesave, ke psh, aty drejtorë tv të cilët paguhen me shifra të frikshme, kjo është një indice për të nisur hetimin për pastrim parsh, janë dhjetëra kompani që janë më humbje nga njëra anë dhe i shmangen taksave, dhe nga ana tjetër paguajnë paga milionëshe, ke kompani të tjera p.sh., që paguan një drejtues, me gjithë respektin që kam për kopshtarin ose pastruesin, me pagën e pastruesve, pra, nga njëra anë ke pastrim parash, nga ana tjetër ke indicie për të hetuar për fshehje të ardhurave dhe evazion fiskal.

Kush është tjetra më e rëndë, është publikuar e gjithë databaza e pagave, grupet kriminale e kanë shumë të lehtë për ta ditur qe psh Ylli Rakipi merr x pagë, nesër mund të venë në target, për të shantazhuar dhe për ta gjobitur. Ne jemi të rrezikuar nga grupet kriminale, ku e di nesër se me publikimin e këtyre të dhënave, nuk marrin ata kredi në emrin tonë, për ti përdorur për dokumente false, etj. dhe papritur mund ta shohim vetën të përfshirë në një histori që një zot e di se kur do ti dali fundi.”, tha ajo.

Sipas gazetares Lala, ky skandal e ka shkundur shtetin dhe duhet të nisen urgjent hetimet.

“Pra, kjo histori duhet hetuar, së pari është një histori që kërkon dorëheqje deri në nivele të larta, por që s’ka për të ndodhur se këtu institucioni i dorëheqjes ka vdekur me kohë, dhe nga ana tjetër do të duhej ti jepet fund rrjedhjes së të dhënave të tjera sepse nuk ka ngelur më asgjë tjetër pa dalur.”, tha Lala.

You may also like