Duhet frymëmarrje për Brozovic, si Interi po tenton Kristjan Asllanin

by admin
Spread the love

Interi nuk mund të varet te Marcelo Brozovic. Zikaltrit rinovuan me kroatin dhe tani synimi është që të afrojnë një lojtar të ri, që të rritet gradualisht dhe më pas të marrë edhe rolin e titullarit.

Corriere Dello Sport shkruan se lojtari që Interi ka piketuar është mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Empolit, Kristjan Asllani.

I riu është kthyer në një titullar të rëndësishëm në skuadrën e Serie A dhe ka bindur në fushën e blertë. Për të interesohen disa klube dhe Interi ka një plan për ta transferuar.

Kampionët në fuqi të Italisë ofrojnë para për Empolin dhe sulmuesin Sebastian Esposito, i cili është i huazuar te Basel në Zvicër.

Nëse kjo ofertë hidhet poshtë, atëherë Interi do të shohë alternativa të tjera, si Schouten i Bologna dhe Maggiore i Spezia. / oversport.tv

You may also like