Duhet armëpushim. E ardhmja e Gazës pa Hamasin – Shqip

by admin
Spread the love

Edi Rama duket se ka një angazhim të shtuar lidhet me situatën në Rripin e Gazës. Ai vetë ka lajmëruar se në dy takime të ndara të zhvilluara gjatë paradites së kësaj të marte i ka shprehur qëndrimin dhe shqetësimin e tij ambasadores së Izraelit në Tiranë dhe ambasadorëve të vendeve të Ligës Arabe. Qëndrime që Rama i ka shprehur dhe publikisht edhe përmes rrjeteve sociale dhe në Forumin e Paqes në Paris ku i qëndron idesë se Rripi i Gazes duhet të krijojë një të ardhme pa Hamasin, por dhe pa praninë e ushtrisë izraelite.

“Katër ditë përpara Forumit të Paqes në Paris 2023, paraqita idenë se një koalicion shumëkombësh i Ligës Arabe dhe Turqisë me një mandat të OKB-së mund të merrte përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar rindërtimin e nevojshëm dhe kalimin e përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Ne nuk duhet të lejojmë vazhdimin e narrativës aktuale në të cilën palestinezët në Gaza kanë vetëm dy zgjedhje: Hamasi ose Izraeli. Komuniteti ndërkombëtar duhet të rritet dhe të krijojë një zgjedhje të tretë: një të ardhme për Gazën pa Hamas dhe trupat izraelite”, njoftoi Rama.

Rama ka idenë e tij sesi mund të bindet Izraeli të tërhiqet nga Gaza.

“Pas krimeve të tmerrshme që Hamasi kreu më 7 Tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Kam frikë se e vetmja mënyrë për të bindur Izraelin që të ndalojë operacionet e tij dhe të tërhiqet nga Gaza është duke ofruar garanci të forta se Hamasi është jashtë bordit. Për hir të paqes, Izraeli dhe vendet fqinje arabe duhet të punojnë së bashku dhe të ndajnë përgjegjësinë për paqen. Kam frikë se ka një rrugëdalje minimale dhe një armëpushim i menjëhershëm për lirimin e pakushtëzuar të pengjeve më duket një pikënisje jo e shmangshme”.

I vetëdijshëm për peshën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ku mandati jonë do të përfundojë në 31 Dhjetor, Rama e sheh të rëndësishme kontributin e çdo shteti për të dhënë një dorë për paqen e qëndrueshme. E angazhimin e tij duke takuar ambasadorët ditën e sotme e shpjegon si pjesë e këtij kontributi modest.

Tv Klan

You may also like