Duhen 120 minuta për në finale, Quaison heroi i Suedisë përballë Çekisë

by admin
Spread the love

Një gol i Robin Quaison në kohën shtesë i ka dhuruar kualifikimin në finalen e Play Off-it të Kupës së Botës Suedisë.

Nuk ka patur gola në 90 minutat e kohës së rregullt të sfidës me Suedisë dhe Republikës Çeke, e vlefshme për një vend në finalen e Kupës së Botës, Katar 2022.

Çekët shënojnë një gol në minutat e para të pjesës së parë, por gjyqtari kishte ndërprerë lojën para se topi të shkonte në rrjetë. Suedia rrezikon me Dejan Kulusevski dhe Emil Forsberg por nuk arrin që të zhbllokojë sfidën.

Pjesa e dytë është e luftuar dhe të dyja skuadrat duket se kanë frikë nga humbja. Suedezët rrezikojnë me Mattias Svanberg, ndërsa çekët i afrohen golit në fund të kohës së rregullt me Milan Havel.

Duhet të luhet koha shtesë, që të vendoset se kush do të shkojë në finalen e Play Off-it të Kupës së Botës. Robin Quaison bën që stadiumi “Friends Arena” të shpërthejë në festë, pasi shënon për Suedinë në minutën e 110-të të takimit dhe kualifikon skuadrën e tij në finalen e 29 marsit. Oversport.tv

Foto: Svensk Fotboll Twitter

Kupa e Botës – Play Off / Gjysmëfinale

Suedi-Republika Çeke 1-0 (në kohën shtesë)

Robin Quaison 110’

You may also like