Duel mbijetese në Korçë, Skënderbeu dhe Dinamo luajnë sezonin

by admin
Spread the love

Java e 24-t e Superiores do të mbyllet sot në Korçë në orën 16:45 me sfidën Skënderbeu-Dinamo. Një ndeshje vendimtare për të dyja skuadrat, që kërkojnë pikë jetike përballë një kundërshtari direkt në luftën për mbijetesë.

Rezultati i takimit të sotëm është shumë i rëndësishëm për ecurinë e mëtejshme të skuadrave në kampionat, pasi një humbje në sfidën e sotme do të zvogëlonte shanset për mbijetesë për secilin ekip.

Skënderbeu është në krizë të thellë rezultatesh. Korçarët kanë marrë vetëm një pikë në 7 takimet e fundit në kampionat, ndërsa fitorja mungon prej 9 javësh.

Djemtë e Memellit qëndrojnë të fundit në tabelën e klasifikimit dhe kanë nevojë urgjente për pikë, sepse një tjetër rezultat negativ në sfidën e sotme do të shuante shanset për shpëtim.

Edhe Dinamo është në rënie të lirë. Blutë e kryeqytetit kanë marrë vetëm një pikë në 5 sfidat e fundit dhe si pasojë kanë zbritur në vendin e parafundit në renditje.

Djemtë e Devollit kërkojnë kthesën përballë një rivali direkt, sepse nëse vazhdohet me këto ritme rënia në kategorinë inferiore është e paevitueshme. / Oversport.tv

You may also like