Duda Balje dhuron proteza për gratë e prekura me kancer

by admin
Spread the love

Disa gra të prekura me kancer të gjirit në QKUK , festa e 8 Marsit sivjet i ka gjetur me një dhuratë të veçantë e shumë të nevojshme për to.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Dude Balje, me vetëfinancim ka siguruar 47 paruke dhe proteza të gjirit në shenjë solidarizimi me ato.

“Mënyra se si e imagjinova dhe realizova festën e kësaj dite të bukur. Donacion, ata cilat kanë nevojë ( protezat silikoni të nevojshme pas amputimit të gjirit), luftëtarët tanë kundër një sëmundjeje të egër. Onkologji, Spitali Qendror”.

“Faleminderit të gjithë mjekëve, stafit të këndshëm dhe të gjitha zonjave të bukura”, ka shkruar ajo në Facebook.

You may also like