Duan të na ndajnë, i dëgjova muhabetet pas shpine se ç’po flisnin

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli, i cili së fundmi është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka shprehur hapur simpatinë e tij për moderatoren e njohur shqiptare, Kiara Tito. Së fundmi, në një bisedë me të, këngëtari është shprehur se banorët e tjerë janë pengesë për të dhe Kiarën, për të krijuar lidhje.

Ai mendon se ka banorë brenda Big Brother, që vetëm shtiren sikur duan t’i shohin bashkë, por në fakt nuk e duan një çift Kiara-Luiz. Biseda mes të dyve erdhi pas një rrengu të banorëve, nga i cili Luizi u ndje keq që nuk u njoftua as nga Kiara.

Luiz: “A të thashë se ata që mendon se duan të na shohin bashkë, duan të na ndajnë?”

Kiara: “Nuk je 15 vjeç seriozisht”.

Luiz: “Unë po të them, a ta thashë që në fillim? Ata që s’i mendon, ata s’na duan. Se i dëgjova muhabetet pas shpine çfarë po flisnin”.

Kiara: “Ti do t’i ndalosh njerëzit të menduarit atë që duan ato?”

You may also like