Duan mësim në shqip, po nuk iu mundësohet, ASH në Strugë reagon, Merkoja hesht

by admin
Spread the love

Ndonëse flasin maqedonisht, në fshatin Podgorcë të Strugës banorët pohojnë se janë shqiptarë, andaj edhe kërkojnë shkollë në gjuhën shqipe. Disa herë kanë kërkuar paralele shqipe, por kërkesat kanë hasur në vesh të shurdhër. Për këtë kanë reaguar edhe nga Aleanca për Shqiptarët në Strugë. përcjell TV21.

“ASh-ja vlerëson se i gjithë procesi i hapjes së paraleles në gjuhën shqipe në Podgorcë me qëllim apo pa qëllim nga kryetari i Komunës së Strugës është duke u zhvilluar me hapa të gabuara dhe kjo në fund do të ndikojë drejtpërsëdrejti në nivelin e suksesit të arsimit në atë shkollë, statuti i shkollës në fjalë ka mbetur i pa ndryshuar dhe meqë nuk është aprovuar nga këshilli i shkollës, ndryshimi i këtij statuti do të mundësonte hapjen e paraleles me mësim në gjuhën shqipe”- Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës Së ASH-së Strugë.

Nga ASH thonë se kryetari i Komunës së Strugës në shkollën e Podgorcës mbi 6 herë e ka emëruar të njëjtën drejtoreshë, e cila sipas tyre nuk jep pëlqim për mësim në gjuhën shqipe.

“Drejtoresha në pozitën e ushtruesit të detyrës, drejtor shkolle në fshatin Podgorcë është zgjedhur mbi 6 herë në kundërshtim me ligjin për arsim fillor dhe asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv për mbajtjen e kësaj ideje, kurse kryetari Merko vazhdon ta mbajë në këtë pozitë duke shkelur të gjitha normat ligjore”– Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës Së ASH-së Strugë.

Për këtë ne u munduam të kontaktojmë kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, por ishte i pakapshëm për t’u përgjigjur rreth problemeve me te cilat përballen struganët dhe fshatrat për rreth.

TV21 kërkoi qëndrim edhe nga kryetari i bashkësisë Lokale të fshatit Podgorcë, Adem Ajdaroski, i cili është edhe këshilltar në Komunën e Strugës nga radhët e BDI-së, por nuk morëm asnjë përgjigje./TV21

You may also like