Dua që gjithçka të shkojë mirë – Shqip

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo do të nisë aventurën e tij të re në Arabinë Saudite. Ylli portugez ka nënshkruar me Al Nassr, ku do të përfitojë plot 200 milionë euro në sezon.

Pikërisht për këtë lëvizje të re në karrierën e tij, ka folur Dolores Aveiro. Nëna e Cristiano Ronaldos ka uruar portugezin, ndërsa ka treguar se është një nga sfidat e tij më të mëdha.

“Biri im i dashur, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë në sfidën më të madhe të jetës tënde. Do të jemi gjithmonë së bashku në këtë rrugëtim, të dua pafundësisht”, ka shkruar nëna e CR7-tës.

You may also like