Dua Lipa publikon fotografi provokuese nga shkretëtira, tregon të pasmet e saj

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi, në mes të turneut të saj.

Ajo së bashku me shoqërinë e saj kanë bërë një ndalesë në rezervuarin Lake Powell të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Interpretuesja e hitit “New Rules” ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi dhe video nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Në një palë bikini njëpjesëshe ngjyrë të kaltër të çelur, Dua vuri mjaft mirë në pah siluetën e saj të trupit dhe linjat e tonifikuara.

Ndër të tjerash, ajo më pas publikoi edhe një fotografi nga mbrapa, duke vënë në pah të pasmet e saj atraktive.

Dua duket se është duke e shijuar shumë këtë pushim të shkurtër, pas të cilit do të kthehet menjëherë në vazhdimin e turneut të saj “Future Nostalgia”.

 

Deri më tani, ajo ka mbajte koncerte të turneut në Amerikë, gjersa më pas do të vazhdojë edhe në Evropë dhe Australi.


You may also like