Dua Lipa nominohet për çmimin britanik “LGBT 2022”

by admin
Spread the love

Është shpallur lista e ngushtë e “British LGBT Awards 2022”.

Artistët, Olly Alexander dhe Lady Gaga të dy të nominuar në kategorinë “Ylli i vitit”, ndërsa këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa për çmimin “Artistja muzikore e MTV”.

Çmimet e këtij viti, në bashkëpunim me Macquarie dhe Tesco, do të mbahen të premten më 24 qershor, duke festuar aktivistët kryesorë LGBT+, aleatët dhe figurat e famshme që kanë punuar për të avancuar të drejtat e personave LGBT+ vitin e fundit.

Përveç tyre, komediani Alan Carr, 45 vjeç, prezantuesit televiziv Rylan Clark, 33 vjec, reperes Lady Leshurr, 34 vjeç dhe grupi Steps janë gjithashtu ndër të nominuarit, shkruan DailyMail.

Aktorja e “Doctor Who”, Jodie Whittaker, ylli i Formula 1, Lewis Hamilton, ikona e Harry Potter, Daniel Radcliffe dhe këngëtarja e “Little Mix”, Jade Thirlwall, janë nominuar të gjithë për çmimin “Ally Award”.

Aktorja Emma Corrin, dhe yjet e “Pose”, Billy Porter, MJ Rodriguez dhe Indya Moore janë të gjithë në listën e të famshmit të vitit, ndërsa këngëtari dhe kantautori Sam Smith, 29 vjeç, është nominuar në kategorinë “Artistit muzikor i vitit”.

Dokumentari prekës i BBC-së “Freddie Mercury: The Final Act” është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin “Momenti në Media”.

Programi, ku luajtën shokët e grupit të ndjerit Freddie, Brian May dhe Roger Taylor plus The Who’s Roger Daltry tregoi historinë e jetës së Freddie dhe sesi – pas vdekjes së tij nga SIDA – Queen mbajti koncert të madh në stadiumin Wembley të Londrës në prill 1992, vetëm gjashtë muaj pas vdekjes së tij, për të nderuar atë dhe për të sfiduar paragjykimet rreth HIV.

“Këto çmime ndriçojnë dritën mbi ata që kanë qëndruar krah për krah me komunitetin LGBT+, gjatë 12 muajve të tjerë shumë sfidues për komunitetin”, tha themeluesja e British LGBT Awards, Sarah Garrett.

“Të nominuarit, të cilët përfshijnë një përzierje emocionuese të fytyrave, aleatëve dhe organizatave të famshme LGBT+ kanë treguar të gjithë një përkushtim për avancimin e të drejtave LGBT+. Çmimet më 24 qershor do të jenë një festë e madhe e kulturës sonë”, tha tutje ajo.

Fituesit e mëparshëm të çmimit britanik LGBT përfshijnë Caitlyn Jenner, Kylie Minogue, Little Mix dhe Paul O’Grady.


You may also like