Dua Lipa ndahet nga kompania e menaxhimit pas një mosmarrëveshje për të ardhurat

by admin
Spread the love

Dua Lipa është ndarë nga kompania e menaxhimit që e ndihmoi atë të shndërrohej në një sensacion global, pas një mosmarrëveshjeje për të ardhurat.

Këngëtarja, e cila nënshkroi për Tap Management me bazë në Londër në vitin 2013 ndërsa punonte si kameriere në një bar, i la të befasuar shefat e saj javën e kaluar kur tha se nuk donte më që ta përfaqësonin atë.

Burimet e industrisë së muzikës thonë se largimi i saj lidhet me të ardhurat që ajo merr nga muzika dhe marrëveshjet komerciale të negociuara në emër të saj nga Tap Management

Lipa, fituese e trefishtë e çmimeve Grammy, e cila aktualisht është në një turne me 73 koncerte në Amerikë, është pjesë e Warner Music dhe ka marrëveshje fitimprurëse me firma duke përfshirë Evian, Yves Saint Laurent dhe Versace. Ajo gjithashtu ka marrëveshje me mediat sociale për të promovuar pijen alkoolike.

Ndërsa disa nga marrëveshjet janë të kohëve të fundit, të tjera datojnë para shfaqjes së saj si një yll global me 79 milionë ndjekës në Instagram, kur pozicioni i saj negociues do të kishte qenë më i dobët.

Një burim i afërt ka komentuar vendimin e saj të befasishëm për t’u larguar nga Tap Management dhe menaxherin e saj Ben Mawson, shkruan DailyMail.

“E gjitha erdhi si një tronditje, por për fat të keq do të ketë gjithmonë mosmarrëveshje kur bëhet fjalë për paratë. Gjërat ishin duke u përgatitur prej kohësh”, tha një burim.

“Tap e kanë bërë atë nga një adoleshente e panjohur në artisten më të suksesshme femër në botë. Kur e shikon kështu, nuk mund të mos mendosh se diçka shumë e keqe ka ndodhur”, tha tutje i njëti burim.

Sipas llogarive të saj të fundit, të ardhurat e artistes u dyfishuan në pothuajse 50 milionë funte vitin e kaluar, nga 22.7 milionë funte në vitin 2020.

26-vjeçarja ka gjithashtu 28 milionë funte asete në kompaninë e saj ‘Dua Lipa Live LLP’.

Ajo u bë një emër i njohur në vitin 2018 kur kënga e saj,”One Kiss”, kryesoi toplistat në mbarë botën.

Një vit më vonë, ajo fitoi çmimin Brit për kategorinë “kënga e vitit” dhe mori çmimet e “Artistja më e mirë e re” dhe të “Kënga më e mirë ritmike” në Grammy.

Është raportua gjithashtu se babai i këngëtares, Dukagjin Lipa do të marrë drejtimin e saj nga Tap, kompani e cila ka nën menaxhim edhe yjet e tjerë përfshirë Ellie Goulding dhe ish-këngëtaren e “Little Mix”, Leigh-Ann Pinnock.


You may also like