Dua Lipa flet për largimin e njerëzve nga Kosova: Nuk duan ta bëjnë vërtetë, por nga nevoja

by admin
Spread the love

E ftuar për “NPR Music” me Rachel Martin, Dua Lipa ka folur dhe njëherë për rrugëtimin nga Kosova për të bërë realitet ëndrrën e saj si këngëtare.

“Në vitin 1992, ata u shpërngulën në Kosovë pasi po ndodhte lufta në Bosnje. Nëna ime është gjysmë boshnjake, kështu që nëna e saj ishte në Sarajevë në atë kohë, por ata u transferuan në Londër pasi situata filloi të vështirësohej vërtet në ish-Jugosllavi. Diçka që njerëzit e harrojnë gjatë gjithë kohës është se njerëzit nuk duan vërtet të largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet vërtet. Është me të vërtetë nga nevoja”, u shpreh Dua.

Ndërsa jetonte në Kosovë, Dua tha se e ndjente të nevojshme që të shkonte në një vend ku të gjitha gjërat ajo i ëndërronte mund të ktheheshin në realitet.

“Kur jetoja në Kosovë nga mosha 11 deri në 15 vjeç, më pëlqente të merresha me muzikë, por thjesht ndjeja se nuk kishte se si të mund të depërtoja me të vërtetë pa qenë në një vend ku gjithçka ndodhte. Ndihesha sikur duhej të isha në Londër për ta bërë realitet ëndrrën time. Kjo është ajo që ndjeva se duhej të bëja dhe ku duhej të isha. Njerëzit më thoshin se mund të këndoja, por nuk ishte aq e mirë, mund t’ia dilje ose mund të ishte diçka, por nuk kishte të bënte me atë se ti do të bësh diçka. Ishte diçka që e ndjeja dhe e dija se doja ta bëja”, tha ndër tjera ylli i hitit “Levitating”./revistawho.com

You may also like