Droni turk i Ukrainës shkatërron sistemin raketor të Rusisë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Këto janë pamjet e dronit të Ukrainës që ka targetuar dhe shkatërruar sistemin raketor të Rusisë.

Pamjet janë shpërndarë nga komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny.

Sulmi është bërë nga dronet e Turqisë, që konsiderohet nga më efektivët në eliminimin e shënjestrave.

Sipas komandantit të forcave ukrainase, sulmi me dron ndaj raketave ruse ndodhi pranë qytetit Malyn, 100 kilometra larg në veriperëndim të Kievit.

Ukraina mori disa kohë më parë dronët e famshëm turq, përcaktuesit e fitores azere ndaj Armenisë, ku i shkatërruan kësaj të fundit dhe sistemin rus si dhe tanket Pancir që ajo posedonte.

Rusia reagoi duke mos e pëlqyer si akt, pra që Turqia të furnizonte Ukrainën me armën më të fortë të saj, e cila kishte nxjerrë jashtë loje Pancirin në luftën azero-armene.

You may also like