Dronët turq mbi Donbas, një përgjigje Rusisë nga Ukraina – Shqip

by admin
Spread the love

Ukraina përdor dronët turq në konfliktin në rajonin lindor të Donbasit vetëm për qëllime mbrojtëse dhe kështu nuk shkelet asnjë marrëveshje, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

“Kur ushtria ukrainase ndjen nevojën për të mbrojtur vendin e saj, ajo e bën këtë”, tha Zelensky, sipas komenteve të postuara në faqen presidenciale.

Rusia ka akuzuar Ukrainën për destabilizimin e situatës pasi forcat qeveritare përdorën një dron Bayraktar TB2 të prodhimit turk këtë javë për të sulmuar pozicionet e kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, raportoi Reuters.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi se përdori një dron për të detyruar separatistët pro-rusë të pushonin zjarrin dhe se droni shkatërroi njësinë e artilerisë që i përket separatistëve me ndihmën e bombës në fjalë. /tesheshi.com/

You may also like