“Dritë jeshile” për lëvizjen e lirë në Shengen për qytetarët e Kosovës maksimumi nga 1 janar 2024 – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këshilli i Bashkimit Europian miratoi vendimin për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës pa viza në zonën Shengen për një periudhë afatshkurtër. Rregullat e reja do t’i lejojnë qytetarët e Kosovës të pajisur me pasaporta të lëshuara nga autoritetet e Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 3 muajsh në çdo periudhë 180 ditore.

Përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet që nga data kur sistemi europian i informacionit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS) hyn në veprim. Ne vendim citohet afati “nga 1 janari 2024”, ose para kësaj date”. Kjo nënkupton, se nëse ETIAS bëhet operacionale më parë se 1 janar 2024, vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës mund të bëhet realitet para kësaj date. Rregullat e reja tani duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian përpara se të nënshkruhen dhe publikohen në gazetën zyrtare të BE-së.

Në vijim të vendimit të Këshillit të BE-së për libralizimin e vizave me Kosovën, ministrja suedeze për migracionin, Maria Malmer Stenergard u shpreh:”Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e sigurisë dhe migracionit dhe për të harmonizuar politikën e saj të vizave me atë të BE-së. Shpresojmë që bashkëpunimi ynë në këto fusha të vazhdojë të jetë i frytshëm.”/ Erisa Zykaj – Tv Klan Bruksel/

You may also like