Drita e Ballkani sigurojnë çerekfinalet, Prishtina ia del me vuajtje

by admin
Spread the love

Drita, Ballkani dhe Prishtina janë tre skuadrat e tjera që janë kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Kosovës, pasi të njëjtën gjë kishin bërë një ditë më parë edhe Gjilani, Ulpiana, Onix Banje dhe Ramiz Sadiku. Nesër në program është Ferizaj-Llapi.

Drita ishte skuadra që e zgjidhi më lehtë sot, pasi mposhti skuadrën e Fushë-Kosovës me rezultatin 5-0. Cuculi e zhbllokoi ndeshjen me penallti, kurse Muja realizoi dy herë, ndryshe nga Simonovksi dhe Jashari që shënuan nga një gol.

Ballkanin e ka ndihmuar sulmuesi i ri Albin Rrahmani, i cili ndëshkoi Malisheven, ish-skuadrën ku ai ka spikatur vjet. Prishtina është çliruar vetëm në fund, pasi Kreshnik Uka i Drenicës i ndëshkoi i pari.

Një penallti në shtesë u kthye në gol nga Besnik Krasniqi, kurse më pas Sylley shënoi në shtesa golin e fitores që e kualifikoi skuadran kampione në fuqi të Kosovës në çerekfinalet e kupës.

KUPA E KOSOVËS – 1/8 E FINALEVE

Ballkani-Malisheva 1-0
Shënues:
Rrahmani 79’

Fushë Kosova-Drita 0-5
Shënues:
Cuculi (pen.) 27’, Muja 42’, 69’, Simonovksi 44’, Jashari 62’

Prishtina-Drenica 2-1
Shënues:
Krasniqi (pen.) 90+5’, Sylley 92’ / Uka 61’

/ oversport.tv

You may also like