Drenica 4-0 Feronikeli, rastet dhe golat nga takimi i sotëm

by admin
Spread the love

Pas humbjes nga Ballkani në ndeshjen e kaluar, skuadra e Drenicës u kthye sot te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë, të udhëhequrit e Tahir Lushtakut fituan ndaj Feronikelit.

Ndeshja që u zhvillua sot në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt, përfundoi me rezultatin 4-0.

Kreshnik Uka shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa Denisson dhe Baton Zabërgja shënuan dy golat tjerë.

Drenica momentalisht është lidere në tabelë me 17 pikë, një më shumë se Ballkani që ndeshjen e kësaj jave e luan nesër në udhëtim te Gjilani.

Kurse, Feronikeli renditet i shtati me dhjetë pikë.

You may also like