Drejtuesit e Juventusit ndryshojnë mendim, kërkojnë të rinovojnë kontratën me Di Marian

by admin
Spread the love

Ka qenë një sezon me ulje ngritje deri më tani, por fitimi i Kupës së Botës nga Angel Di Maria ka bërë që te Juventusi të ndërrojnë mendje për të ardhmen e lojtarit. Më parë largimi nga “Zonja e Vjetër” konsiderohej si diçka e sigurt për Di Marian, por tashmë gjithçka mund të ndryshojë.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, te Juventusi po mendojnë të mbajnë lojtarin të paktën edhe për një sezon tjetër. Kontrata aktuale e tij skadon në fundin e këtij sezoni, por sulmuesi argjentinas ka në favor të tij mundësin për të rinovuar edhe për një vit.

Për këtë arsye drejtuesit bardhezi janë bindur që të mbajnë lojtarit edhe për sezonin e ardhshëm. Me rikthimin e tij në Torino, palët do të nisin diskutimet për rinovimin e kontratës. /oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter

You may also like