Drejtori sportiv i Torinos: Te penalltia janë bërë dy gabime

by admin
Spread the love

“Kemi dhe do të kemi gjithmonë respekt të madh për gjyqtarët. Të mos japësh një penallti të tillë është gabim. Në të vërtetë janë dy gabime.

E para sepse arbitri nuk e jep pavarësisht se është shumë pranë dhe më pas i dyti është nga VAR që nuk e sheh”.

Kështu e ka nisur fjalën e tij drejtori sportiv i Torinos, Davide Vagnati i cili pas ndeshjes komentoi për DANZ rastin polemizues për 11-metërshin e munguar në dëm të Belottit.

“Sinqerisht nuk e kuptoj se çfarë ndodhi. Në pjesën e dytë shkova te Guida dhe ai më tha se nëse nuk thirrët nga VAR do të thotë se është bërë zgjedhja e duhur”, përfundoi Vagnati. /oversport.tv

You may also like