Drejtori sportiv i Napolit zbulon prapaskenën e merkatos: Kishim marrëveshje për Haaland  

by admin
Spread the love

Pengu më i madh i karrierës deri më tani për drejtorin sportiv të Napolit, Cristiano Giuntoli quhet Erling Haaland. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Giuntoli në një intervistë të gjatë dhënë për “Corriere dello Sport”.

Gjatë intervistë numri 1 i merkatos së Napolit zbuloi se kishte në dorë transferimin e Haaland nga Salzburg drejt Napolit, por gjithçka u prish në momentet e fundit. Edhe pse kishte një dakordësi mes klubeve në fund Haaland vendosi të transferohej te Dortmundi.

“Haaland është pengu më i madh në karrierë. Ne kishim bërë gati kontratën me Salzburgun për transferimin e tij dhe kishim rënë dakord të paguanim klauzolën prej 25 milionë eurosh. Më pas ai zgjodhi Dortmundin dhe ne shkuam drejt Osimhen, sepse për ne ai ishte i njëjti nivel me Haaland.” /oversport.tv

Foto: Manchester City, Twitter

You may also like