Drejtori i Mepso-s: Na pret një dimër i vështirë, por ky nuk do të jetë i fundit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani paralajmëron se ky dimër nuk do të jetë dimri i fundit i vështirë. Në një intervistë për revistën “Shenja”, Murtezani ka folur për efektet e shtrenjtimit të energjisë elektrike , shkaqet që e sollën krizën deri në këtë shkallë e shumë çshtje të tjera. Ai nuk është optimistse kriza energjetike do të tejkalohet shumë shpejt. Drejtori I MEPSO- sqaron se përdorimi i rezervave të sistemit, si dhe tërheqja e energjisë elektrike nga interkoneksioni europian ka rezultuar me fatura jashtëzakonisht të larta për shlyerjen e disbalancave dhe vetëm në muajin tetor devijimet, pra rryma e tërhequr nga sistemi, kapi vlerën mbi 30 milionë euro ose gati 95 mijë MËh. MEPSO për një vit ka humbur mbi 60 milionë euro.

“Vetëm për vitin 2021, për tërheqje nga sistemi dhe interkoneksioni europian, SH.A. MEPSO ka regjistruar devijime në vlerë prej mbi 60 milionë euro, ku vetëm ESM participon me mbi 50 për qind. Pjesa tjetër është e furnizuesve dhe pjesëmarrësve në treg. Një pjesë e këtij borxhi është riprogramuar dhe kompanitë e paguajnë me këste, ndërsa për pjesën e mbetur, rreth 11 milionë euro, janë ngritur procedura gjyqësore dhe llogaritë e disa kompanive janë bllokuar”.

Murtezani sqaron se në vitin 2021,kriza energjetike i kapi të gjithë të papërgatitur dhe duke u nisur nga një përvojë e tillë, e veçanërisht nga tërheqja e madhe e papritur e energjisë elektrike nga sistemi, fillimisht kanë nisur procesin e ndryshimit të rregullave të tregut. Ai sqaron se nga masat e kursimit, vetëm në bazë të shpenzimeve për udhëtime zyrtare, derivateve për vetura zyrtare dhe telefonisë celulare për gjashtë muajt e parë të vitit 2022, kanë kursyer rreth 7 milionë denarë. Ai thotë se investimet në panele fotovoltaike mund të ndihmojnë në zbutjen e krizës energjetike por, assesi nuk mund të jenë zgjidhje e vërtetë.

“Këto panele, ashtu si edhe burimet e tjera të ripërtëritshme, mund të ndihmojnë, por assesi nuk janë zgjidhje për krizën. Madje, nëse ky ortek i kërkesave për investime të këtilla nuk menaxhohet siç duhet nga institucionet, mund t’i shkaktojë dëme të mëdha sistemit të transmetimit. Zgjidhje afatgjate për krizën janë kapacitetet e prodhimit që nuk varen nga kushtet klimatike, pra energji bazike nga impiante prodhimi termo, hidro ose të tjera”, tha Orhan Murtezani, drejtor i MEPSO.

Murtezani sqaron se gjatë transmetimit dhe distribuimit të energjisë elektrike një sasi e energjisë humbet. Deri në vitin 2021 çmimi i këtyre humbjeve teknike, për MËh, ka qenë rreth 40 euro, ndërsa aktualisht MEPSO paguan 220 euro për MËh, ndërsa EVN 145 euro për MËh. Ai sqaron se rritja katër ose pesëfish e shpenzimeve për mbulimin e humbjeve teknike bën që të rriten edhe shpenzimet e qytetarëve në faturat për energjinë elektrike.

Video:

You may also like