Drejt një pensioni me 68 vjet për të gjithë në Zvicër

by admin
Spread the love

Këshilli Federal zviceran i ka hapur dyert për rritjen e moshës së pensionit në 68 vjeç

Ky është vetëm një skenar për momentin. Por mund të tregojë se në cilin drejtim dëshiron të shkojë Këshilli Federal tviceran përsa i përket AVS. Në një përgjigje ndaj një ndërhyrjeje të këshilltarit kombëtar të PLR Andri Silberschmidt, qeveria shkruan se “me një rritje të moshës së pensionit për gratë dhe burrat në 68 vjeç, financat e AVS mund të stabilizohen në afat të gjatë nga viti 2030”, transmeton gazeta e së dielës “NZZ am Sonntag”.

Janë të mundshme masa të tjera rehabilitimi, transmeton portali Shtegu. Shkalla e kontributit të punonjësve ose TVSH-ja mund të rritet deri në vitin 2032.

Një nismë e Liberalëve të Rinj Radikalë kërkon rritjen e moshës së pensionit në 66 vjeç. Andri Silberschmidt, pra, tregon se nuk e kupton pse Këshilli Federal nuk e mbështet atë: “Në pikëpamje të këtyre skenarëve, nisma jonë është relativisht e moderuar”.

E majta po lufton me referendum paketën AVS 21 – e cila përafron moshën e pensionit për gratë me atë të burrave në 65 vjeç dhe përfshin një shtesë prej 0,4 pikësh TVSH. Në një nismë tjetër sindikatat kërkojnë pensionin e 13-të të AVS-së.

“Ne do të luftojmë rritjen e përgjithshme të moshës së pensionit,” tha këshilltarja kombëtare socialiste Barbara Gysi. Sipas saj, paga e barabartë midis burrave dhe grave dhe rezervat e Bankës Kombëtare mund të lehtësojnë financat e AVS.

You may also like