DPHM: Nesër pasdite priten reshje të shiut

by admin
Spread the love

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se nën ndikimin e frontit atmosferik nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.

Lokalisht në orët e pasdites proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me reshje të rrëmbyeshme të shiut për kohë të shkurtë, zbrazje më intensive elektrike, erë të fuqishme dhe dukuri të breshrit, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Temperaturat ditore do të ulen për pesë deri tetë gradë.

DPHM në rast të dukurisë së zbrazjeve elektrike rekomandon kujdes më të madh, si dhe të mos qëndrohet në ambiente të hapura dhe nën drunj.

MARKETING




You may also like