Dortmundi nuk i rinovon kontratën, mbrojtësi veteran drejt tërheqjes nga futbolli

by admin
Spread the love

Mats Hummels mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit.

Sipas “Sport Bild”, njerëzit e afërt me mbrojtësin gjerman kanë konfirmuar se ky sezon do të jetë ndoshta i fundit si futbollist, pasi kontrata e tij me Borussian e Dortmundit skadon verën e ardhshme dhe nuk ka gjasa të rinovohet.

Pavarësisht se nuk është më kapiten, ish-futbollisti i kombëtares gjermane është ende një element kyç në dhomën e zhveshjes.

Largimi i mundshëm i mbrojtësit do të linte boshllëk në skuadrën e verdhezinjve, si nga pikëpamja njerëzore ashtu edhe në fusha. Por, deri më sot, ky është skenari më i mundshëm. /Supersport


Top Channel

You may also like