Dortmundi avancon në çerekfinale të Championsit

by admin
Spread the love

Borussia Dortmundi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi të mërkurën mbrëma ka eliminuar PSV Eindhovenin në 1/8 e finales.

Dortmundi triumfoi 2:0 në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales për të avancuar tutje. Dortmundi u kualifikua në çerekfinale të Championsit me rezultatin e përgjithshëm 3:1, pasi në ndeshjen e parë në Holandë kishte barazuar 1:1.

Një gol në fillim të ndeshjes dhe një tjetër në fund të saj, vulosën kalimin e Dortmundit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Jadon Sancho në minutën e 3-të e kaloi Dortmundin në epërsi, përpara se Marco Reus të shënoj golin tjetër nga epërsia në minutën e pestë të kohës shtesë.

Për Dortmundin kjo është hera e parë që avancon në çerekfinale të Championsit që nga viti 2017.

You may also like