Dortmund nuk kënaqet me Adeyemi, ofron 33 milionë për sulmuesin e Ajax

by admin
Spread the love

Sipas asaj që shkruan “Bild”, Borussia Dortmund synon që të përforcojë akoma më shumë sulmin, ndonëse ka bërë të vetin Karim Adeyemi nga Salzburg.

Në shënjestër të klubit gjerman është Sebastien Haller. Dortmund i ka bërë një ofertë prej 33 milionë eurosh Ajaxit, që kërkon 38 milionë për të lënë të lirë sulmuesin.

Diferenca mes ofertës dhe kërkesës nuk është shumë e madhe, prandaj pritet që ky operacion të mbyllet me sukses. Holandezët e blenë 27-vjeçarin për 22.5 milionë në janar të vitit 2021. Haller shënoi 32 gola në 42 ndeshje në sezonin që lam pas. / Oversport.tv

Foto: AFC Ajax Facebook

You may also like