Dortmund mposht bindshëm Union Berlinin – rikthehet në garë për titull

by admin
Spread the love

Borussia Dortmund ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Union Berlin, në kuadër të xhiros së 22-të në Bundesliga.

“Verdhëzinjtë” kanë fituar me rezultat komod 0 – 3.

Ishte kapiteni Marco Reus që realizoi një gol të bukur për të vendosur Dortmundin në epërsi pas një asistimi të Dahoud (18′).

Vetëm shtatë minuta më vonë, gjermani realizoi sërish, ku këtë herë u asistua nga Malen (25′).

Ndërkohë, Guerreiro u përkujdes për të vulosur fitoren (71′).

Vendasit gjetën golin përmes Mohwald, por pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua për një faull në sulm (75′).

Dortmund tani renditët në pozitën e dytë me 46 pikë, gjashtë më pak se lideri Bayern Munich, ndërsa Union Berlin zë pozitën e gjashtë me 34 sosh./

You may also like