Dortmund e vlerëson 150 milionë, por ka një mënyrë për të blerë më lirë Bellingham

by admin
Spread the love

Kur duhet edhe thuajse një vit që të rihapet merkatoja e verës, duket se transferimi i Jude Bellingham do të jetë “goditja” më e shtrenjtë e verës 2023.

Mesfushori anglez i Borussia Dortmund pëlqehet nga shumë klube të mëdha të kontinentit, mes të cilëve Real Madrid, Manchester United, Liverpool, Manchester City dhe Chelsea, por për kartonin e tij gjermanët kërkojnë 150 milionë euro.

Por ka edhe një mundësi tjetër sipas “The Sun”. E përditshmja britanike shkruan se nëse ndonjë nga këto klube derdh menjëherë në arkat e Dortmund 93 milionë euro, atëherë gjermanët janë të gatshëm që të lënë të lirë “xhevahirin” e tyre. / Oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund Facebook

You may also like