Dortmund dhe Leverkusen bëjnë detyrën, Freiburg rrezikon Championsin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Janë luajtur edhe katër ndeshje të tjera në kuadër të javës së 33-të të Bundesligës gjermane, me Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen që nuk kanë falur në ndeshjet respektive. Ndërkohë që Freiburgu ka bërë një hap fals në luftën për një vend në Champions dhe tashmë rrezikohet nga RB Leipzig.

Dortmund arriti të fitonte në transfertë ndaj vendit të fundit të Greuther Furth me rezultatin 3-1. Dy golat e Julian Brant dhe një nga Passlack mjaftuan për miqtë që të dilnin nga ky takim me pikë të plota, ndërsa për vendasit golin e nderit e shënoi Ngankam.

Bayer Leverkusen fitoi po në transfertë përballë Hoffenheim me rezultatin 4-2. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Rutter, përpara se ekuilibrat të vendoseshin sërish nga Schick.

Hoffenheim do të kalonte sërish në avantazh, këtë herë me Christoph Baumgartner duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Megjithatë, në pjesën e dytë erdhi edhe përmbysja me Diaby që riktheu paqen.

Patrik Schick do të shënonte edhe një dygolësh në këtë takim duke i dhënë avantazhin për herë të parë Leverkusenit, ndërsa rezultatin final të takimit e plotësoi Alario në fundin e ndeshjes.

Freiburg u mposht në shtëpi me poker nga Union Berlin në sfidën që përfundoi me rezultatin 4-1. Promel, Trimmer dhe Becker i dhanë avantazhin e trefishtë Berlinit që në pjesën e parë. Holer nga ana tjetër ngushtoi diferencat për Freiburg, por Schafer dha edhe goditjen finale në minutën e 90-të.

Në sfidën tjetër, Koln u mposht minimalisht nga Wolfsburg me rezultatin 1-0. Ishte goli i Gerhardt ai që vendosi takimin. Kështu, Leverkusen konsolidon edhe më shumë pozitat për një vend në Champions dhe ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 61 pikëve. 5 pikë më pak se Dortmund i vendit të dytë që tashmë e ka arritur matematikisht kualifikimin në kompeticionin më elitar europian.

Freiburgu i vendit të katërt tashmë ndodhet vetëm 1 pikë më shumë se Leipzigu që ka edhe një ndeshje më pak. Kështu kualifikimi në Champions vështirësohet edhe më shumë. Union Berlini nga ana tjetër me këtë fitore ngjitet në vendin e gjashtë që të çon në Conference League, por lufton gjithashtu edhe për zonën Champions pasi është në pikë të barabarta me Leipzig. /oversport.tv

BUNDESLIGA – Java 33
Koln-Wolfsburg 0-1
Shënues:
Gerhardt 43’

Freiburg-Union Berlin 1-4
Shënues:
Holer 59’ / Promel 11’, Trimmer 30’, Becker 41’, Schafer 90’

Greuther Furth-Borussia Dortmund 1-3
Shënues:
Ngankam 70’ / Brant 26’, 72’, Passlack 77’

Hoffenheim – Bayer Leverkusen 2-4
Shënues:
Rutter 22’, Baumgartner 36’/ Schick 34’,76’  Diaby 73’, Alario 90+1’

Foto: Borussia Dortmund, Twitter

You may also like