“Dorëzohet” dhe Australia: S’ka më viza të arta për të pasurit, pak përfitim ekonomik

by admin
Spread the love

Australia e ka shfuqizuar skemën e të ashtuquajturave “viza të arta”, e cila i krijonte investitorëve të pasur mundësinë të jetonin në këtë vend.

E krijuar me qëllim tërheqjen e investimeve të huaja, kjo skemë rezultoi të kishte prodhuar në fakt “rezultate mjaft të dobëta ekonomike”. Kritikët ishin ankuar prej kohësh se skema shfrytëzohej prej “zyrtarëve të korruptuar” për të kamfuluar fitimet e paligjshme.

Ajo do të zëvendësohet tani me një program vizash për punëtorë të kualifikuar. Me mijëra investitorë të huaj kanë përfituar nga ky program që prej miratimit të tij në  2012, dhe pothuajse 85 për qind e aplikimeve të suksesshme, sipas të dhënave qeveritare, ishin nga Kina. Kandidatët duhet të investonin më shumë se 5 milion dollarë Australianë apo 3.3 milion dollarë amerikanë për t’u kualifikuar.

Por pas rishikimesh të kujdesshme, qeveria zbuloi se skema në fjalë nuk i kishte përmbushur aspak objektivat e saj. Mbretëria e Bashkuar hodhi të njëjtën hap në 2022-shin, kur vendosi t`i japë fund skemave që u mundësojnë të pasurve lehtësim të procedurave për qëndrim, pas shqetësimeve për qarkullim të parave të pista ruse në territorin e saj.

Prillin e vitit të kaluar, edhe Portugalia i dha fund skemës së pasaportave të arta, 10 vjet pasi e implementoi atë për herë të parë. Kryeministri António Costa, tha se skema nuk ishtë më e nevojshme, duke vënë në dukje se përgjatë 11 viteve të fundit, 89 për qind e lejeve të qëndrimit ishin ekskluzivisht për blerjen e pasurive të paluajtshme, ndërsa vende pune investitorët krijuan në vetëm 22 raste.


Top Channel

You may also like