Dorëheqja nga posti i kryeministrit, Zaev: Javën e ardhshme do të marr vendim

by admin
Spread the love

Kryeministri Zoran Zaev para pranim-dorëzimit të funksionit të kryetarit të partisë së LSDM-së tha se gjatë javës së ardhshme do të merr vendim edhe për postin e kryeministrit, shkruan TV21. Zaev theksoi se ditëve në vijim pritet të përfundojnë edhe konsultimet me partnerët e koalicionit në lidhje me këtë çështje.

“Ditëve në vijim përfundojmë me konsultimet me partnerët e koalicionit. Atë çfarë mund ta them është se po rrumbullakohen procese të rëndësishme, edhe programore edhe qeveritare dhe në pjesën e kuadrove .Vendimin do ta marr rreth fillimit të javës së ardhshme. Pasi të marr vendimin, menjëherë edhe do të njoftojë se kur saktësisht do të formalizohet në Kuvend”, tha mes tjerash Zaev.

You may also like