Dorëheqja e Lulzim Bashës, cili është hapi i radhës?

by admin
Spread the love

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të parisë pasditen e së hënës, duke theksuar se këtë e bën për bashkimin e partisë. Në deklaratën e tij Basha tha se është koha për zgjedhje të brendshme në Partinë Demokratike, duke lënë të kuptohet se ai do të jetë pjesë e kësaj gare.

“Kjo do të thotë se unë do të vazhdoj pareshtur e pa u lëkundur të punoj, duke u përkushtuar me mish e me shpirt per këtë ringritje të Partisë Demokratike rreth vlerave, parimeve dhe standarteve tona si demokratë.

Për këtë jam i bindur se ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize, përbashkimi parimor dhe ripërtëritje, e më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD”, tha Basha.

You may also like