Donaldi i thotë të gjitha për lidhjen me Borën dhe rikthimin e mundshëm: “Ne nuk u ndamë se nuk u deshëm”

by admin
Spread the love

Donaldi ka rrëfyer sot shumë detaje nga historia me Bora Zemanin teksa diskutonte brenda shtëpisë me banorët. Duke nisur nga takimi i parë e deri tek pyetja një milion dollarëshe: A ka mbaruar historia, Donaldi kishte një përgjigje për çdo gjë.

Siç ai rrëfeu, historia me Borën nisi me ca shikime dhe një pëlqim të ndërsjellët nën zë, derisa gjërat morën drejtimin që duhej. Por pyetjet kureshtare të banorëve nuk munguan, e ishin pikërisht ato që vetë publiku do i bënte dy protagonistëve.

Fifi e ka pyetur Donaldin nëse është në gjendje ta lërë këtë histori pas vetes dhe përgjigja e tij la shumë hapësirë për interpretim. “Nuk e di. Nuk e them dot. Ajo ka qenë ndjenja më e fortë që kam pasur unë për dikë ndonjëherë. Nuk di a jam gati ta lë”, tha aktori. Semi ndërkohë pohoi nga ana e saj (si një person që e njeh mirë marrëdhënien), se ata të dy janë të njëjtë dhe e kanë dashur shumë njëri-tjetrin, por janë të dy gjela. Më tej Donaldi e mbështeti komentin e saj duke thënë: Dy gjela në një shtëpi nuk rrinë.

“Ne kishim shumë zënka, xhelozi, debate dhe këto gjëra na bënë të largoheshim avash avash sepse u lodhëm, pro prap ka ndjenjë. Ne nuk u ndamë se nuk e deshëm njëri-tjetrin”, rrëfeu Donaldi.

Ndërsa pyetjes, nëse do e takonte Borën pas daljes nga shtëpia, Donaldi ju përgjigj: “Nuk e di, mbase dhe e takoj”./revistawho.com

You may also like