Donaldi as që kujtohet për Borën, skena të nxehta me Beatrix brenda shtëpisë së BBV

by admin
Spread the love

Donald Veshaj duket se e ka harruar Bora Zemanin dhe po afrohet gjithnjë e më shumë me Beatrix Ramosajn Brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Kanë qenë vetë teleshikuesit ata që kanë vënë re një afrimitet të madh mes të dyve, madje në disa raste është dukur sikur kanë flirtuar.

Siç duket, Donaldi është ndjerë më “i lirë” pas daljes së Semi Jaupaj nga shtëpia e Big Brotehr, duke qenë se kjo e fundit i përmendte vazhdimisht Borën edhe pse ai i kishte kërkuar të mos e bënte diçka të tillë.

Tashmë duket se Donaldi dhe Beatrix po afrohen Akoma më tepër dhe madje janë larë bashkë në dush. Për afrimitetin e tyre, flasin qartë pamjet e mëposhtme. Të dy janë në dush, teksa Donaldi ka marrë një gërshërë për ta ndihmuar Beatriksën me flokët. Në sfond dëgjohet edhe zëri i Beniadës që thotë “plasi dashuria në dush”.


You may also like