Don Xhon nuk harron të falënderoj Zotin për të mirat që ka

by admin
Spread the love

Reperi i mirënjohur Don Xhon, tanimë është një nga artistët më të suksesshëm shqiptarë.

Me një karrierë të krijuar shumë shpejt me talentin e tij ka arritur të korrë sukses duke përformuar edhe në vende jashtë Kosovës.

Xhonatan Isufi (emri i vërtet) ka treguar që është edhe një mysliman besimtarë dhe për të mirat që ka nuk harron asnjëherë të falënderoj Zotin.

Kështu ka bërë edhe së fundi ku në InstaStory ka postuar një fotografi të veturës së tij derisa në mbishkrim ka shkruar: “Elhamdulilah”.

Dhe pas kësaj ka ndarë edhe një fotografi tjetër ku një nga fansat e tij i ka shkruar që frymëzohet nga artisti dhe pretendon të arrijë një ditë majat duke u inspiruar nga Xhoni.

Për këtë gjë ai është ndjerë mjaft mirë që më pas e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në Instagram.


You may also like