Domi: Omicron, një nga gjërat më të mira në këtë pandemi

by admin
Spread the love

Nga SHBA mjeku Arban Domi, Drejtor në kompaninë “Geovax”, tha se me variantin “Omicron” në qarkullim shifrat e infektimeve në 4-5 javët në vijim do të vijnë në rritje.

Megjithatë ai e cilësoi Omicron si një nga gjërat më të mira që ka ndodhur në pandemic, ndërsa tha se shtë tregues që virusi po shkon drejt dobësimit.

“Si rezultat i Omicronit në 4-6 javët e ardhshme do të ketë rritje numrash. Nuk e shoh si problem për sa kohë qytetarët janë në një numër të lartë të vaksinuar dhe e kanë kaluar Covid dhe do jenë të mbrojtur nga rastet e rënda, shtrimet në spital dhe aq më pak vdekjet. Për të ardhmen janë dy elementë. Qytetarët do t’i nxisja të bënin kujdes me higjienën, mbajtjen e distancave dhe mbajtjëen e masakave në ambjente të mbyllura të populluara dhe të bëjnë kujdes ndaj vetes e të venë direkt për të bërë testimin. Sigurisht ata që nuk kanë bërë vaksinën, moshat mbi 50 vjeç do t’i nxisja ta bënin vaksinën, ndërsa për moshat mbi 35-40 vjeç kur kanë probleme të tjera shëndetësore, në bashkëunim me mjekun ta bëjnë vaksinën”, tha Domi.

Por ai këshilloi që qytetarët të refuzojnë vaksinën kineze.

“Dua të sugjeroj qytetarët të refuzojnë vaksinën Coronavac. Absolutisht ta heqnin nga përdorimi vaksinën Coronavac”, tha mjeku  duke pohuar se Omicron do ta rrisë shumë numrin e personave të infektuar. Megjithatë, gjatë një interviste në ABC neës, Domi tha se nuk e sheh problematik këtë fakt.

“Mendoj që Omicroni është një nga gjërat më të mira që ka ardhur në këtë pandemi, që tregon se virusi po evolon në drejtimin e duhur për t’u dobësuar. Dy janë elementët kryesorë; testimi, rritja e testimeve, hapja e njësive ose grupe mjekësh të specializuar nëpër rrethe. Dihet që muajin tjetër në 90% do të mbizotërojë Omicroni. Të vaksinuarit do të jenë të mbrotjur, ata që e kanë kaluar e njëjta gjë ata që nuk janë vaksinuar të vaksinohen, moshat mbi 50 vjeç të gjithë dhe mbi 35-40 vjeç ata që kanë probleme”, tha Domi./Opinion.al

 

You may also like