‘’Doja jetën time, nuk punoja, s’kisha shoqëri’’, Semi zbulon çka dërgoi në ndarjen me Bojken Lakon

by admin
Spread the love

Bojken Lako dhe Semi Jaupaj i dhanë fund lidhjes pas 8 viteve së bashku dhe kjo u konfirmua nga këngëtarja gjatë pjesëmarrjes së saj në festivalin ‘’Kënga Magjike’’.

Gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë Semi ka folur për lidhjen mes tyre duke thënë se Bojken ishte dashuria e saj e parë dhe e njohu kur ishte 17-vjeçare ndërsa ai 34.

Gjersa ditë më pare zbuloi se nuk ka shanse për rikthim së fundmi në lojën e sinqeritetit që luajtën me banorët e tjerë ajo zbuloi se çfarë do të ndryshonte në lidhjen e ardhshme duke zbuluar se çfarë nuk ka shkuar në lidhjen e përfunduar tashmë.

“Së pari të kem një jetë timen, në kuptimin që, unë nuk kam punuar, nuk kam patur një shoqëri timen krahas shoqërisë së atij, dhe njeriu duhet të ketë një jetë të vetën”, tha këngëtarja, e cila për hyrjen e saj në shtëpi ka marrë edhe mendimin e tij pasi ai vazhdon të mbes një person i rëndësishëm për të.


You may also like