“Do tërhiqet nga gara” Vjen parashikimi i bujshëm për Lulzim Bashën

by admin
Spread the love

Demokrati Arben Ristani teksa ka komentuar mbi zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në studion e ‘Të Paekspozuarit’ u shpreh i bindur se Basha do të tërhiqet nga këto zgjedhje pasi sipas tij nuk ka kandidatë.

Ndër të tjera ai theksoi se për të justifikuar këtë veprim do të përdorë retorikën e tij të përhershme duke gjetur një arsye për ti ikur këtyre zgjedhjeve.

“Mendoj se Basha do tërhiqet nga gara, e para se nuk gjen dot kandidatë dhe nëse i gjen do jenë të dobët dhe jo vetëm që nuk merr asnjë bashki por po të marrin pjesë 4 garues ai del i pesti. Nuk i pranojnë për të garuar asnjë dhe nuk ka kandidatë. Me shumë mundësi ai tërhiqet nga zgjedhjet, do gjejë retorikën që tha në 2019 do thotë që s’ka zgjedhje me Edi Ramën, do thotë që është bashkë trekëndëshi i Bermudës, do gjejë një arsye për ti ikur zgjedhjeve. Por mund të them se dhe po të marrë pjesë ai në zgjedhje do dali i fundit”, tha Ristani.

You may also like