Do të jem kujdestar 24 orë e shtatë ditë deri në finalizim të autostradës Gjilan-Prishtinë

by admin
Spread the love

Kryetari i Gjilanit dhe njëherit kandidat për këtë komunë nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri, tha se përfundimi i autostradës Gjilan-Prishtinë duhet të dinamizohet shumë dhe shpallja e segmentit Gjilan/Lluçan nga Qeveria është obligim shtetëror ndaj 100 mijë banorëve.

“Autostrada e Gjilanit është projekti im i zemrës. Ky projekt madhor e ofron gjilanasin në vetëm 17 minuta me Prishtinën. Unë do të jem kujdestar 24 orë e shtatë ditë deri në finalizim”, ka shkruar Haziri në Facebook.

“Përfundimi i saj duhet të dinamizohet shumë dhe shpallja e segmentit Gjilan/Lluçan nga Qeveria është obligim shtetëror ndaj 100 mijë banorëve shqiptarë dhe gurbetçarëve tanë, për lidhjen e Kosovës Lindore me Prishtinën dhe Tiranën”, shtoi kandidati i LDK-së.

You may also like