Do të blejë Milanin, cili është fondi arab Investcorp?

by admin
Spread the love

Sipas të përditshme franceze “L’Equipe”, Milani është në shitje dhe pronarët aktualë, fondi Elliott kanë gjetur një blerës të mundshëm: grupin nga Lindja e Mesme Investcorp.

Po me se merren dhe kush janë në krye të këtij fondi arab? Investcorp është një fond me pasuri 40 miliardë dollarësh me seli në Bahrein. Grupi menaxhon produkte alternative investimi dhe në zyrat e tij punojnë 460 njerëz nga 46 vende të ndryshme të botës.

Aktivitetet kryesore të Investcorp janë: pasuritë e paluajtshme, infrastruktura, menaxhim i kreditit dhe kapitalit strategjik, kapitale private etj. Grupi është themeluar në vitin 1982 dhe ka selinë në metropolet më të rëndësishme të Botës: Nju Jork, Londër, Abu Dhabi, Doha, Singapor.

Mohammed Bin Mahfoodh Alardhi është presidenti ekzekutiv dhe drejton grupin që nga viti 2015. / Oversport.tv

Foto: Investcorp Twitter

You may also like