Do të bëjmë gjithçka për ta kapërcyer dhe mbrojtur emrin e Shkupit dhe Maqedonisë – Shqip

by admin
Spread the love

Skuadra e Shkupit sot në stadiumin “Georgi Asparuhov”, do të jetë përballë skuadrës bullgare PFC Levski Sofia. Për shkaqe familjare trajneri Xhihad Arslan është detyruar që të udhëtojë drejt Stambolli, por ai nesër do të jetë në vendin e tij për të drejtuar futbollistët në ndeshjen e kthimit ndaj Levskit.

Në konferencë për media para ndeshjes së kthimit me Levskin në xhiron e dytë, ka folur ndihmës trajneri i Shkupit, Fevzi Laiç.

“Jemi pak vonë, por më vjen mirë që jemi këtu. Nuk është e lehtë të luajmë pas ndeshjes së parë, të cilën e humbëm 2:0 në shtëpi. Nuk kemi ardhur këtu për një ekskursion, por do të japim maksimumin për t’u paraqitur sa më mirë. Kemi ardhur me ide të qartë, kam parë shumë në futboll, kam luajtur, ky rezultat nuk është i këndshëm për ne, por do të bëjmë gjithçka për ta kapërcyer dhe mbrojtur emrin e Shkupit dhe Maqedonisë”, ka thënë ai.

“Ne kemi ardhur para dy javësh dhe kemi parë një ndeshje live, e dimë se si është atmosfera. Kemi luajtur edhe në vende të tjera. Do të jetë bukur të luajmë para këtij publiku”, shtoi ndihmës trajneri Laiç.

“Kishim dëshirë që tifozët tanë të jeni këtu së bashku me ne, por kjo nuk do të ndodhë shkaku i ndalesës që është bërë”, tha Fevzi Laiç në lidhje me mungesën e tifozëve.

Ndeshja PFC Levski – FC Shkupi do të luhet në stadiumin “Georgi Asparuhov” të enjten më 3 gusht me fillim në ora 19:00.

You may also like