“Do kemi”, deputeti Këlliçi e bën fakt të kryer: Kjo është mënyra si do të shkojë në zgjedhje opozita

by admin
Spread the love

Anëtari i Kryesisë dhe deputeti i PD, Belind Këlliçi ka treguar mbrëmjen e kësaj të marte se Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, shpejt do të kenë një marrëveshje për të garuar me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore.

Ka qenë Ilir Meta që i ka kërkuar sot Sali Berishës që të dy partitë më të mëdha opozitare të garojnë me kandidat të përbashkët. Pavarësisht se nga PD dhe Berisha vetë nuk pati një reagim të menjëhershëm, Belind Këlliçi ka folur me bindje.

Sipas tij, PD do të mbajë primare për kandidatët e zgjedhjeve vendore të 2023, ndërkohë që do të ndahen dhe zona të caktuara politike.

“Do të kemi marrëveshje koalicioni PD-PL, por edhe partitë e tjera që duan të hyjnë. Do të ndahen edhe zonat e caktuara për të cilat do të diskutohet edhe pesha politike e partive respektive, do të diskutohet edhe mënyra e procedimit, por kandidatët do të dalin nga primaret dhe opozita do të shkojë me një kandidaturë.

Do të votojnë anëtarët e PD, por edhe simpatizantët që nuk janë të anëtarësuar në PD. Koha do të jetë aty, procesi do të jetë transparent dhe mundësia për të bërë fushatë do të jetë si asnjëherë më parë.

Sot 99% të pushtetit lokal, falë zotit vetëm Shkodra qëndron kështjella e fundit e PD, e kontrollon qeveria dhe Edi Rama. Këto zgjedhje lokale janë jetike për PD, për Shqipërinë dhe demokracinë funksionale në vend”, u shpreh Belind Këlliçi në emision televiziv.

You may also like