Do jem personi që do i…

by admin
Spread the love

Edhe pse prej disa javësh nuk është më pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, aktorja e njohur Olta Gixhari vijon të jetë një nga emrat më të lakuar në median rozë. Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku së fundmi ka bërë edhe një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj.

Fansat i kanë bërë pyetje të shumta, teksa një prej tyre e ka pyetur nëse ajo ‘do të një miqësi me Luizin jashtë dhe nëse do t’i shkojë në dasmë?”. Aktorja e njohur është përgjigjur se nëse do e ftojnë do shkojë, por me shaka ka shtuar nëse nuk do e ftojnë atëherë do të prishë dasmën.

“Sigurisht që do shkoj në dasmë nëse më ftojnë, besoj se do më ftojnë se nuk kanë luajtur mendsh që të mos më ftojnë. Ose përndryshe do të jem ai personi që do them ‘kam diçka për të thënë’, do prish dasmën në kishë kur prifti të thotë ‘dikush të flasë ose të heshtë përgjithmonë’.

Ky njeriu do jem unë nëse nuk më ftojnë, nëse më ftojnë do rri si njeri, do duartrokas. Ju uroj shumë fat dhe lumturi nëse do bëhet kjo dasmë, do presim të dalë jashtë. Sigurisht që do kem shumë miqësi me Luizin, pse mos të kem shoqëri me të? Kuptoheshim shumë mirë bashkë, për hir të vërtetës”, tha ish-banorja e BB VIP duke qeshur.

You may also like