Do gjeni dashurinë! – Horoskopi i muajit Qershor për Bricjapin – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Çdo pyetje dhe dyshim për të kaluarën tuaj romantike do të zëvendësohet me qartësi. Saturni shkon në retrogradë më 4 qershor, duke ju ftuar të reflektoni më thellë mbi marrëdhënien tuaj me paratë. Më 13 qershor, orari juaj i punës dhe jeta e përditshme do rritin ritmin. Jeni më të zënë se kurrë dhe mund të ndiheni pak të rënduar nga barra e detyrave. Do mendoni gjithashtu për ekuilibrin tuaj punë-jetë dhe se si mund të bëni një rutinë më të efektshme dhe më të shëndetshme. Hëna e Plotë më 14 qershor aktivizon ndjeshmëritë tuaja. Mund të jeni duke zgjidhur përfundimin e diçkaje. Çlironi veten nga çdo pritshmëri që keni rreth situatës dhe zhytuni në ndjenjat tuaja. Të gjesh kohë për pushim është çelësi. Lërini vetes kohën që ju nevojitet për t’u shëruar. Më 22 qershor, do kini vëmendjen te partneritetet dhe bashkëpunimet tuaja të ngushta. Nëse po dilni me dikë, kjo mund të jetë një kohë e mirë që lidhja të bëhet më serioze. Do kaloni më shumë kohë me njerëzit që i respektoni dhe i doni. Bashkëpunimi mund të çojë në sukses të papritur në këtë moment, ndaj jini të hapur ndaj mundësisë për të takuar partnerë të rinj të mundshëm biznesi. Më 22 qershor gjërat e vogla do kenë rëndësi. Mund ta gjeni dashurinë në një vend të rastësishëm, si dyqani ushqimor ose në palestër! Kjo gjithashtu është një periudhë e qetë në jetën tuaj të punës. Shijoje! Muaji përfundon me një Hënë të Re më 28 qershor, që do të ndodhë në shtëpinë tuaj të partneritetit. Nëse jeni të hapur ndaj dashurisë, kjo është një kohë e përshtatshme për të manifestuar partnerin tuaj të ëndrrave./Revistawho.com

You may also like