Do flas me CR7 – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i ri i Portugalisë deklaroi se do të bisedojë me kapitenin, që meriton respekt

Trajneri i ri i Portugalisë Roberto Martinez deklaroi se do të kontaktojë me yllin e futbollit Kristiano Ronaldo për të folur për të ardhmen në ekip.

Spanjolli u dorëhoq nga Belgjika, pasi ekipi u eliminua që në fazën e grupeve pas gjashtë vitesh në stol.

Nën drejtimin e tij, përfaqësuesja u rendit e para në botë nga FIFA, si edhe doli e treta në Rusi 2018.

Roberto Martinez: Dua të kontaktoj çdo futbollist! Lista me 26 lojtarë nga Botërori i kaluar është pikënisja ime dhe Cristiano është pjesë e asaj liste. Ai ka 19 vite në kombëtare dhe meriton respekt, kështu që do të ulemi, do të flasim dhe nga ajo pikë duhet të ndërtojmë në 10 javë ekipin më të mirë të mundshëm për ndeshjet kualifikuese të kampionatit evropian. Nga nesër do të fillojmë të punojmë dhe të njohim çdo lojtar dhe Cristiano është një prej tyre.

Spanjolli shtoi se është i vetëdijshëm se pritshmëritë janë të mëdha rreth ekipit të Portugalisë.

“Jam i lumtur që do të përfaqësoj një nga ekipet më të talentuara në botë. Unë e kuptoj se ka pritshmëri të mëdha, por gjithashtu e kuptoj se kam një ekip shumë të mirë dhe së bashku do t’i arrijmë qëllimet tona.”

Spanjolli 49 vjeçar zëvendësoi Fernando Santosin, i cili dha dorëheqjen pasi luzitanët u eliminuan nga Maroku në Katar 2022.

68-vjeçari, i cili u kritikua shumë për vendimin e tij për ta lënë e sulmuesin Cristiano Ronaldo në stol për dy ndeshje radhazi në Kupën e Botës, mori drejtimin e luzitanëve në vitin 2014 dhe drejtoi vendin në 109 ndeshje.

Portugalia fitoi Kampionatin Evropian në 2016 dhe Ligën e Kombeve në 2018-19.

Klan News

You may also like