Do fejoheshin së shpejti, marrëdhënia e Adrian Gaxhës dhe partneres së tij në krizë

by admin
Spread the love

Këngëtari Adrian Gaxha është treguar shumë “hermetik” përsa i përket jetës së tij private. Artisti është shkëputur tërësisht nga syri i publikut.

Megjithatë, në media prej kohësh është bërë publik lajmi i lidhjes së tij me ish-Miss Globe, Sidorela Dauti. Por çifti nuk po kalon kohët më të mira të mundshme. Sipas “Prive”, çifti po kalon një krizë, e cila ka nisur gjatë muajve të verës.

Prej kësaj periudhe, Sidorela po qëndron në Ferizaj dhe jo në Shkup. Ajo tashmë nuk e ndjek Adrianin në rrjete sociale, ndërsa këngëtari po. Mesa duket ai ende shpreson që marrëdhënia e tyre të përmirësohet dhe të rikthehen bashkë.

Më herët u mësua se çifti kishte planifikuar të fejohej, por pandemia u prishi planet. Që në fillim të lidhjes së tyre, Adriani i kishte bërë gjërat serioze, pasi Sidorela ishte prezantuar me prindërit e tij.

You may also like